Kriza me energjitike/ Syla: Shpresojmë që Kosova të furnizohet nga Shqipëria në dimër, duhen bursat (VIDEO)

Kriza me energjitike/ Syla: Shpresojmë që Kosova të furnizohet nga Shqipëria në dimër, duhen bursat (VIDEO)

Eksperti për çështjet e energjisë Lulzim Syla foli përmes një lidhjeje skype në MCN TV mbi situatën e vështirë energjitike në Kosovë dhe Shqipëri.

Syla theksoi se dy vendet tona mund ta shkëmbejnë rrymën, ku Shqipëria mund ta furnizojë Kosovën gjatë periudhës së dimrit, dhe kjo e fundit në verë.

Syla vuri në dukje se mekanizimi i dytë në lidhje me situatën energjitike do të ishte aktivizimi i bursës si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri.

I pyetur se si po menaxhohet situata në dy vendet, Syla tha:

Gjendja është e rëndë. Pritet që në dy javët në vazhdim të futet një nga blloqet e termocentralit dhe të rriten kapacitet. Rritja e konsumit në dy tre vitet e fundit, sidomos pas pandemisë ka qenë shumë e madhe. Çmimet e energjisë elektrike kanë kaluar të gjitha limitet”.

Lidhur me mesazhet sensibilzuese për kursim energjie ai shprehet:

Këto janë zgjidhje të pjesshme fatkeqësisht. Por duke marrë parasysh që stabiliteti rajonal nuk pritet të bëhet para 3 viteve, këto masa mund të krijojnë një sjellje të re të konsumatorit, që duhet të kursejmë energjinë elektrike, ta përdorim kur ajo është më e lirë. Shpresoj që gjendja të ndryshojë me rritjen e kapaciteteve të brendshme. Shqipëria ka bërë një veprim të ri, instalimin e gjeneratorëve të rinj. Mekanizma të tillë duhet të mendoheshin edhe nga Kosova që të sigurohen kapacitete të reja energjitike”.

Syla thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet të instalojnë sisteme solare dhe termike dhe të bëjnë ndryshime teknologjike për kursim energjie elektrike.

Edhe pse jemi vonë, qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të instalojnë sisteme solare, sisteme termike, pompa termike. Një ndryshim i teknologjisë në A plus do bëjnë që familjet të kursejnë më shumë energji elektrike. Nëse i referohemi bojlerit, gjatë verës bojleri merr 55 për qind të konsumit. Nëse do ndërroheshin bojlerët e vjetër me të rinj, do kurseheshin miliona euro. Nëse i shtrojmë panelet solare, pompat termike, brenda 2 vite arrijmë të kursejmë sikur ta kemi një kapacitet 100 megavat në orë. Shpresojmë që do kemi dimër të butë në Shqipëri dhe Kosovë dhe do aktivizohen kapacitetet e reja energjitike nga termocentralet në riparim e sipër. Konsumi më i lartë ka ardhur nga rritja e konsumit, rritja e bizneseve, restoranteve, resorteve”.

I pyetur mbi marrëveshjen e importit të energjisë elektrike mes dy vendeve, Syla thotë:

Kjo do ishte më e mira. Ne e kemi një marrëveshje që shkëmbejmë energji elektrike. Shpresojmë që gjatë dimrit basenet në Shqipëri do jenë mjaftueshëm të mbushura që gjatë dimrit të mund të furnizohemi nga Shqipëria dhe ta mbështesim Shqipërinë gjatë verës. Mekanizmi i dytë është aktivizimi i bursës, shpresojmë që bordet rregullative në Kosovë dhe Shqipëri do ta miratojnë kërkesën”.

Lidhur me dy termocentralet lundurese që do të vihen në funksion në Shqipëri, Syla thotë se mund të shkaktojnë ndotje, por ajo do të jetë e përkoshme.

Është e vërtetë, sa i përket ndotjes. Është e vërtetë që mund të ketë edhe ndotje që shpresoj do bëhet e monitorueshme dhe e matshme. Por edhe nëse do ketë një ndotje ajo do jetë e përkohshme. Ideja është që të kalojmë një dimër sa më të lehtë, që pas dy viteve të kemi një strategji të përbashkët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy