Hoxha: Protesta ka krijuar një realitet të ri për Shqipërinë në sytë e botës

Hoxha: Protesta ka krijuar një realitet të ri për Shqipërinë në sytë e botës

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e cilësoi protestën që po zhvillohet në Tiranë si më jetëgjatën dhe më të madhen e viteve të fundit. Sipas tij, pjesëmarrja masive, organizimi dhe qëndrueshmëria e qytetarëve i kanë dhënë protestës një dimension historik, duke e kthyer atë në një ngjarje me ndikim të rëndësishëm politik dhe shoqëror.

Hoxha u shpreh se protesta ka një strukturë organizuese të mirëpërcaktuar, e cila, edhe pse nuk shfaqet publikisht, është e dukshme në mënyrën e funksionimit dhe koordinimit të saj. Ai theksoi se protesta ka arritur të ndryshojë perceptimin ndërkombëtar për Shqipërinë, duke treguar një shoqëri që ngrihet për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtave qytetare.

 Sipas gazetarit, edhe pse protesta ka mobilizuar shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, një situatë e tillë nuk mund të zgjasë pafundësisht dhe në një moment do të hyjë në një fazë të re.

Kjo është protesta më jetëgjatë dhe numerikisht më e madhe.

Përfaqësimi ka qenë i jashtëzakonshëm.

Është si një lumë që, sapo del nga burimi, mbledh të gjitha rrëketë e përrenjtë dhe merr formë. Madje, në një moment, del edhe nga shtrati i tij.

Por këtu vijmë te pjesa tjetër. Lumenjtë, kur dalin nga shtrati, nuk qëndrojnë përgjithmonë jashtë tij. Vjen një moment kur kthehen sërish në rrjedhën e tyre dhe vazhdojnë normalisht.

Po ta shohësh me kujdes, duket qartë se kjo protestë ka një strukturë organizuese që e drejton.

Unë kam marrë pjesë në protesta sa herë kam pasur mundësi dhe kjo vihet re në çdo detaj: te fonia, te mënyra se si përdoren megafonët, te mënyra si përcillen parullat dhe te përzgjedhja e tyre. Ishin pikërisht këto parulla që fituan zemrën e qytetarëve të Tiranës dhe i motivuan të qëndronin sa më gjatë në shesh.

Në fund të fundit, protesta mbahet nga Tirana. Diaspora mund të vijë për një ose dy ditë, por nuk mund të qëndrojë në shesh për tridhjetë ditë me radhë.

Të gjithë këta elementë i kanë dhënë kësaj proteste një dimension historik. Ajo ka tronditur një autokrat dhe një sistem politik që nga themelet.

Një tjetër arritje e rëndësishme është se protesta ka ndërkombëtarizuar një imazh tjetër të Shqipërisë. Ajo ka treguar se ne nuk jemi vetëm Shqipëria e narkotikëve dhe e kullave, por edhe Shqipëria e qytetarëve që kërkojnë mbrojtjen e mjedisit dhe zgjidhjen e problemeve të përditshme.

Sot, shqiptarët në Evropë paraqiten me një dimension tjetër. Ndoshta jo domosdoshmërisht në sytë e burokratëve të Brukselit, por në sytë e qytetarëve evropianë, përmes mediave ndërkombëtare, është krijuar një perceptim i ri për shqiptarët.

Protesta ka arritur edhe një objektiv tjetër shumë të rëndësishëm: ka bërë që shqiptarët, kudo ku ndodhen në botë, të dalin me simbolet kombëtare.

Siç e thashë edhe më parë, ekziston një strukturë drejtuese dhe mendoj se është pjesë e planit që ajo të mos evidentohet publikisht. Pikërisht duke mos u ekspozuar, ajo arrin të bashkojë të gjitha energjitë dhe grupimet.

Ashtu si lumi, kur del nga shtrati, merr me vete trungje, gurë dhe zhavorr, edhe kjo protestë ka mbledhur shumë energji dhe reagime. Por vjen një moment kur uji kthjellohet. Edhe kjo situatë nuk mund të zgjasë pafundësisht, sepse njerëzit nuk mund të vazhdojnë të jenë në shesh përgjithmonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy