Axhami: Pas rrëzimit të bustit të Mit’hat Frashërit janë falangat e komunizmit

Axhami: Pas rrëzimit të bustit të Mit’hat Frashërit janë falangat e komunizmit

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami, thotë se pas rrëzimit të bustit të Mit’hat Frashërit, dy ditë më parë te Liqeni Artificial, qëndrojnë komunistët. Në studion e lajmeve të MCN TV, Axhami tha se rasti ka karakteristikat e një akti vandal të qëllimshëm.

Në këtë vit që jemi, uroj që të jetë e rastësishme. Është e turpshme që një akt vandal i tillë të jetë i qëllimshëm. Por me atë që komunizmi i ka bërë vendit tonë, jam i bindur se ka dorë të fshehtë të falangave të komunizmit për të mos thënë të Sigurimit të Shtetit.

Në 98-vjetorin e asaj që njihet si triumfi i Legalitetit, Axhami tha se qeverisja e Ahmet Zogut i dha mundësinë vendit të orientohet drejt Perëndimit. Ndërsa shtoi se PLL po punon për një referendum të ri, me anë të të cilit do të pyeten qytetarët nëse e mbështesin idenë e një sistemi monarkik.  

Pavarësisht si u shkrua historia pas ’44-s, sot historia flet drejt. Periudha e qeverisjes së Ahmet zogut ishte një nga periudhat më model. Ahmet Zogu erdhi në 1924, kur nuk kishte stabilitet ekonomik dhe juridik. Në vitin 1939 shqipëria u kthye pro Perëndimit dhe shumë institucione ishin të stabilizuara me një progress të dukshëm. Po të marrim anën ndërtimore, infrastruktura e Zogut është e dukshme. E drejta e pronës psh është implementuar në ligjet e sotme.

PLL është i vetmi subjekt politik në Shqipëri që ka në program kthimin në monarki. Ne pretendojmë dhe tentojmë një referendum të ri ligjor. Ne si subjekt politik i japim të drejtë dhe mbrojmë për gati një shekull se vetëm ky system do të krijoë stabilitet politike, ekonomik dhe shoqëror.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy