Hakerimi i 3 prokurorëve/ Nuri: Ngjarje e rrezikshme, të veprohet me shpejtësi për t’u mbyllur “e çara” në SPAK (VIDEO)

Hakerimi i 3 prokurorëve/ Nuri: Ngjarje e rrezikshme, të veprohet me shpejtësi për t’u mbyllur “e çara” në SPAK (VIDEO)

Avokati Franc Nuri, hakerimin e tre prokurorëve të SPAK, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, e cilëson si një ngjarje të rëndë dhe të padëgjuar më parë, duke thënë se bëhet fjalë për një institucion i cili mund të konsiderohet fare mirë i sigurisë kombëtare.

Ai tha për “MCN Live” se një ngjarje e tillë i duket e rrezikshme për sigurinë në vetvete të institucioneve shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë.

Nuri nënvizon se duhet vepruar shumë shpejt për të mbyllur “të çarën” në institucion, në mënyrë që çdo dosje dhe hetim të jetë i pacenuar dhe më pas të identifikohen sa më shpejt autorët e kësaj ngjarje dhe të merren masa.

Duhet që hetimi ta përcaktojë se si disa individë kanë penetruar në kompjuterat e prokurorëve, madje nga sa kam lexuar kanë tentuar të hyjnë në kompjuterin e kreut të SPAK, Altin Dumani.

Kemi parasysh sulmin kiberenetik me pagat, targat e makinave, që dolën në periudhë para zgjedhore katër vjet më parë.

Përderisa kanë arritur që të identifikojnë të paktën dy individë që janë arrestuar, hetimi ka ecur shpejt.

Duke filluar me këta individë mendoj se hetimi do ecë shpejt, se është interesi i vetë strukturës së posaçme, për të zbuluar se kush janë personat porositës që fshihen mbas këtyre hakerave.

Që ka dosje të krimit të organizuar apo politikës. Është ende herët të flasim për një arsye.

Mendoj se palët më të interesuara për këtë pjesë është krimi i organizuar, që ka një buxhet të jashtëzakonshëm dhe mund të kenë kapacitete dhe burime njerëzore nga më të specializuarat, për të arritur një qëllim të caktuar.

Jo vetëm krimi i organizuar mund të jetë i interesuar, por edhe biznesmenë dhe politikanë. Interesat mund të jenë të ndërthurura.

Duhet vepruar shumë shpejt për të mbyllur këtë “të çarë” në institucion, në mënyrë që çdo dosje dhe hetim të jetë i pacenuar dhe më pas të identifikohen sa më shpejt autorët e kësaj ngjarje dhe të merren masa.

Paraprakisht dyshohet se autori i hakerimit është Ardit Rrokaj ish-zyrtar i IKMT, i cili i ka shpërndarë materialet te Zambak Gjonaj, ish-kreu i burgut të Vlorës të cilët janë arrestuar.

Mes personave ku kanë përfunduar dokumentet e vjedhura janë ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili dhe Dritan Palnikaj sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy