Speciale/ Libri, rikthim tek dashuria për leximin (VIDEO)

Speciale/ Libri, rikthim tek dashuria për leximin (VIDEO)

Panairi i Librit në Tiranë bashkon njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit, veçanërisht te të rinjtë. Autorwt shqiptarw po pakwsohen , ndërkohë që kërkesa për ta është e lartë nga lexuesit.

Shoqata e botuesve si çdo vit organizon edhe këtë herë pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Ky panair është kosideruar gjithmonë si një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që ka si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti.

Panairi i Librit vazhdon të tërheqë prej vitesh adhurues të shumtë të librit. Dhe ajo që bie më shumë në sy është se interesimi I tyre mjaft I madh ku  nga dita në ditë stendat e shtëpive botuese janë plot me lexues të shumtë, prindër, mësues dhe nxënës të interesuar për librin.

Teksa hedh një vështrim shikon grupe nxënësish të shoqëruar nga mesueset e tyre që qëndrojnë në rradhë të gjata për të blerë librin e tyre të preferuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy