Panchev: Qeveria bullgare mund të zgjasë deri në 3 muaj. Ballkani nuk varet nga gruri serb (VIDEO)

Panchev: Qeveria bullgare mund të zgjasë deri në 3 muaj. Ballkani nuk varet nga gruri serb (VIDEO)

Analisti shqiptar në Bullgari, Anton Panchev, thotë se ka shumë pak gjasa për të pasur një qeveri bullgare pakice, pas tërheqjes së një prej katër partive nga qeveria e koalicionit qendror të vendit dhe largimit të tre ministrave të partisë populiste nga qeveria.

Ai tha për MCN TV se deputetët mund të bëjnë lëvizje jo parimore, duke kërkuar mbështetje nga partitë opozitare.

Qeveria mund të zgjasë deri në 2-3 muaj, por do të bjerë. Nuk është e mundur që të ketë qeverisje të qëndrueshme.

Mendoj se nuk mund të veproj një qeveri me mbështetje jo të mjaftueshme në kuvendin bullgar, sepse nuk i kanë numrat. Partitë opozitare do të shkatërrojnë dhe shkarkojnë qeverinë.

Do të ketë sërish zgjedhje për krijimin e një qeverie të re. Ndoshta në shtator do të kemi sërish zgjedhje.

Teksa Ukraina dhe Rusia përbëjnë thuajse 1/3 e furnizimeve botërore me grurë, dhe deklaratave të Kryeministrit Edi Rama se falë nismës “Ballkani i Hapur”, gruri nuk mungoi në tavolinat shqiptare, Panchev deklaroi se Bullgaria është eksportues i lartë sa i takon grurit.

Kemi rezerva të paktën për 3 vite. Nuk është problem në Ballkan. Ballkani nuk varet nga gruri i Serbisë, mielli i Serbisë, kemi rezerva për gjithë rajonin. Nuk do të ketë probleme!

Bullgaria është ndër eksportuesit kryesor për rajonin edhe në energjinë elektrike dhe disa produkte të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy