
Kuvendi në seancën maratonë të së enjtes miratoi me 95 vota pro dy komisionet hetimore. Votave të mazhorancës iu bashkua grupi Bardhi-Berisha, grupi i Bashës bojkoti. Po ashtu me 71 vota kaloi edhe akti normativ, për garancinë sovrane dhe financimin e portit të ri tregtar të Durrësit nga buxheti i Shtetit.



