
Ervin Gonxhi një nga instrumentistët më të njohur i ftuar në “Zgjohu me MCN” ka treguar për eksperiencën e tij në BBV3, ku veçon si kujtim më të bukur nga aty surprizën që i bëri i biri.
Gonxhi duke e konsideruar si një eksperiencë të bukur shprehet se është ndjerë shumë komod pasi është pritur mjaft mirë nga atë gjithë banorët. Teksa ka veçuar katër emra si finalistë në këtë sezon, u shpreh se nëse nuk do kishte dalë fitues do donte të kishte qenë Lisi.
Jeta jashtë është e bukur, aty nuk është ndonjë jetë e bukur. Më mirë me mënyrat më të thjeshta jashtë sesa luks brenda.
Ishte një eksperiencë e bukur për aq sa ndenja brenda dhe e shijova. të them të drejtën kur kam qenë brenda në shtëpi mendoja se si ngjaja jashtë, kisha frikë të hidhja jetën time poshtë për ato ditë aty, por trysnia e situatave aty, mënyra e izolimit, mënyra e jetesës të çon në këtë perceptim.
Kur dola sinqerisht nuk e mendoja që kisha dhënë atë gjënë e bukur dhe u lumturova shumë sepse nisma ime ishte të tregoja se si jetonte Ervini në një komunitet.
Ky ka qenë qëllimi im. Për vizitën e Eranit kam marrë mesazhe shumë të bukura, por më kanë thënë që e gjithë Shqipëria ka qarë nga ai takim dhe malli im për djalin në atë izolim ishte më i madhi gjatë gjithë jetës sime. Kam pasur dhe ndjesi të këqija aty brenda.
Nja dy javët e para kur dola nga aty doja të isha i qetë nuk e kam ndjekur. Nuk më vjen mirë që femrat kanë arritur deri në atë pikë.
Kur kam hyrë brenda e vetmja gjë që më ka kënaqur që më bëri të ndjehesha komod ishte pritja e banorëve e mirë dhe banorët e parë që krijova shoqëri ishte Ledjona, Gabrieli dhe Lisi. Unë me të gjithë banorët jam takuar që kanë dalë kam shkëmbyer mesazhe. Ledjonën e shoh pak më ndryshe nuk është ajo që njoha në fillim.
Finalist unë shoh aty Roza Egla, Juli, Romeo edhe pse me zemër do doja që ta fitonte Lisi sepse duke parë jetët tona me aq sa kemi ndërtuar në jetë, ndërsa për Lisin doja ta fitonte ai. E vlerësoj përtej kësaj që ai është një shokë i mirë.
I pyetur për këngën e krijuar brenda asaj shtëpie dedikuar nënës, Gonxhe shprehet se ka lindur shumë natyrshëm ditën kur gazi kishte ditëlindjen dhe është pritur me mjaft emocione.
Ka qenë ditëlindja e Gazit dhe po prisnim një instrument, violinë apo kitarë dhe ata sollën kitarën e Gazit. U gëzuam dhe kur e kapa në dorë filluam të këndonim dhe patëm një moment që unë dhe Romeo po e prisnim për të krijuar diçka të bukur.
Nisëm ta kompozojmë sëbashku dhe sinqerisht doli një gjë shumë e bukur duke përcjell emocion dhe mes nesh aty por dhe jashtë pashë që kishim përcjell emocionin e këngës. Mezi prita të shkoja në studio dhe ta orkestroja dhe kam hequr shumë për të të futur vokalin e marrë nga video dhe në këtë rast provova dhe veten time duke kënduar për herë të parë pas 30 vitesh dhe doli mirë.
Tani ka pak ditë që kam përfunduar një këngë, kam një bashkëpunim tjetër që do e nxjerr tani afër me vëllain tim që kam nisur karrierën dhe jam i lumtur që ai ehte kthyer sërish këtu është Big Basta dhe me grupin tim kam bashkëpunime. Pres të bëjmë diçka të bukur dhe me Artën tani që ka dalë nga shtëpia sepse ajo është perlë, është një njeri shumë i bukur dhe në shpirt.



