Covid-19/ Humbin jetën 4 qytetarë gjatë 24 orëve

Covid-19/ Humbin jetën 4 qytetarë gjatë 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë regjistruar 301 raste të reja, nga 2396 testime të kryera. Sipas njoftimit zyrtar, rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 101 në Tiranë, nga 20 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 14 qytetarë në Durrës, Lushnje, 11 në Elbasan, 10 në Berat, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Sarandë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Përmet, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Selenicë, Krujë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, nga 3 qytetarë në Dimal, Korçë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Gramsh, nga 1 qytetar në Skrapar, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Finiq, Divjakë, Patos, Roskovec, Lezhë, Has, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 5474 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 67 vjeçë, një qytetar nga Divjaka 78 vjeç, një qytetar nga Berati 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 463 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,298 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 301

Të shëruar në 24 orë 463

Të shtruar në spitale 125

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2396

Testime totale 1,430,984

Raste pozitive 204,928

Raste të shëruara 196,298

Raste Aktive 5474

Humbje jete 3,156

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2568

Fier 645

Gjirokastër 478

Shkodër 360

Durrës 346

Elbasan 278

Berat 261

Vlorë 210

Lezhë 121

Korçë 101

Kukës 57

Dibër 49

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy