Blushi: Nëse KQZ nuk u heq mandatet dy deputetëve dhe Roshit, reforma në drejtësi nuk ka vlerë

Blushi: Nëse KQZ nuk u heq mandatet dy deputetëve dhe Roshit, reforma në drejtësi nuk ka vlerë

Deputeti Ben Blushi thotë se nëse KQZ nuk u heq mandatin dy deputetëve dhe një kryetari bashkie, atëherë reforma në drejtësi nuk ka asnjë vlerë. Blushi shprehet se partitë e vjetra që formojnë KQZ-në po përpiqen t’i mbrojnë deputetët Shkëlqim Selami, Dashamir Tahiri dhe kreun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, për të cilët prokuroria ka konstatuar mospërputhshmërinë për shkak të dënimeve të mëparshme jashtë vendit.

Blushi thotë se KQZ-ja po kthehet në një “gjykatë” që i jep vetes të drejtën të ndryshojë vendimet e gjykatave europiane.

KQZ, Gjykata e Krimeve të Luksit!

KQZ kërkon kohë për t’u bindur se kush është Elvis Roshi dhe të tjerët megjithëse provat e prokurorisë ishin të qarta. Sipas prokurorisë, tre të zgjedhur duhet të lënë mandatet për shkak të dënimeve të mëparshme në Europë! Partitë e vjetra që formojnë KQZ duan t’i mbrojnë me procedurë mizore, të padrejtë dhe amorale. Nëse KQZ nuk heq mandatet që ka në tryezë, atëherë reforma në drejtësi s’ka asnjë vlerë. E kanë shtrirë,e kanë grirë, e kanë fshirë, e kanë nxirë dhe e kanë shitur lirë, me hir a me pahir. Kjo do të thotë që në Shqipëri është krijuar një gjykatë unike, e cila ka të drejtë të gjykojë dhe ndryshojë vendimet e Gjykatave Europiane. Oskar Wilde thoshte se,amerikanët e mirë, kur duan të vdesin, shkojnë në Paris. Ndërsa europianët e këqinj, kur duan të shpëtojnë duhet të vijnë në Tiranë. Kjo çudi quhet KQZ dhe për herë të parë u testua në Shqipëri në vitin 2016. Arkitekti i saj quhet Sali Berisha. Investitori quhet Edi Rama. Vinçin e solli Lulzim Basha. Qilimat i shtroi Vangjush Dako. Xhamat i pastroi Klement Balili. Kafet i pagoi Lulzim Berisha. Biletat e parkingut i mblodhi Mark Frroku. Mijëra shqiptarë sidomos nga Kavaja, Shkodra dhe Lezha u mahnitën me shkëlqimin e saj prej ylberi!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy