Krimi në Durrës, Softa: Vajza s’mund ta ketë vrarë e vetme babanë, po fshihet bashkëpunimi (VIDEO)

Krimi në Durrës, Softa: Vajza s’mund ta ketë vrarë e vetme babanë, po fshihet bashkëpunimi (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, vrasjen e ndodhur në Durrës, ku një vajzë 19-vjeçare vrau dhe varrosi babanë e saj, nuk e sheh si një krim që të jetë kryer vetëm nga e ndaluara.

Nga studio e MCN Live, Softa deklaroi se ngjarja është e rëndë dhe e paimagjinueshme për një vajzë me nivel arsmir universitar, të kryejë vrasje dhe të fshehë kufomën.

Djali ka denoncuar zhdukjen e të atit dhe rreth dhjetë ditë më parë është gjetur makina e viktimës në një aks rruge mes sektorit “Rinia” dhe zonës ku banonin.

Vajza ka thënë se unë e vrava babanë tim për faktin se kërkonte të më fejonte pa dëshirën time me një djalë të fshatit, i cili ishte emigrant.

Unë nuk mendoj se ky është motivi, aq më tepër fakti që vrasja, zhdukja dhe fshehja e kufomës të jetë bërë nga një person i vetëm.

Mund të ketë bashkëpunëtor të tjerë brenda familjes. Nuk është gjetur as arma dhe as gëzhojat.

Do e vërtetojë ekspertiza mjeko-ligjore, nëse është vrarë me armë zjarri apo është mbytur.

Telefonat mund të ndërtojnë skenën e vrasjes, se cilat lëvizje janë bërë dhe motivet e vërteta që kanë çuar në vrasje.

E përjashtoj mundësinë që të jetë fejesa, mendoj se ka bashkëpunim që fshihet në vrasjen e të ndjerit.

Mund të jetë bashkëshortja, mund të jetë dhunuar nga babai i saj. Si e bëri vrasjen, si e groposi.

Mirë e la me makinë, por me çfarë është kthyer? Janë gjurmët që mund të merren te makina.

Janë disa gjëra të tjera që hetimi do të ndihmojë për të zbardhur vrasjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy