
Kryeministri e Serbisë Ana Brnabiç ka deklaruar se do të mbështesë serbët në Kosovë dhe Metohi që gjatë muajit prill të formojnë Asociacioni i komunave serbe edhe pse Prishtina nuk dëshiron ta bëjë.
Por qeveria e Serbisë tha Brnabiç, do të kërkojë nga autoritetet në Prishtinë që të zbatojnë në tërësi Marrëveshjen e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve,
“Do të këmbëngulim që të zbatohet Marrëveshja e Brukselit dhe të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe me të gjitha kompetencat. Nëse nuk duan, ne do t’i mbështesim serbët në Kosovë që ta bëjnë një gjë të tillë në muajin prill”, tha për gazetarët Brnabiç.
Ajo tha se situata në Kosovë “është komplekse” dhe se “ndryshon nga dita në ditë”, raporton B92.
“Kam biseduar për të me presidentin e Serbisë, prapa dyerve të mbyllura, dhe nuk mund të jap detaje”, tha Brnabiq.
Ajo po ashtu shtoi se në Serbi është i nevojshëm uniteti kombëtar dhe se tani për tani nuk do të flitet për ristrukturim të qeverisë.
Ndërsa në Samitin Evropian për Ballkanin Perëndimor në Sofje, kryeministrja theksoi se Kosova nuk mund të jetë e pranishme në samitin si shtet, sepse nuk është teorikisht e mundur.
Kryeministri theksoi se stabiliteti rajonal është shumë i rëndësishëm për Serbinë dhe se ne kemi interes më të madh në rajon për të ruajtur këtë stabilitet, se çdo destabilizim nuk do të rrezikonte rezultatet e arritura në reformat e vështira që kemi zbatuar në periudhën e mëparshme.



