Fakti se kush dhe kujt i takon PD juridikisht, është analiza juridike që avokati Dorian Matlija, i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për çështjen e PD-së.
Matlija, tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi, në MCN TV, se vendimi nuk e zyrtarizon partinë e re dhe kushdo ka të drejtë të ankimoj vendimin ne Gjykatën e Apelit.
Ai u shpreh se vendimi i gjykatësit Zhukri, që regjistroi statutin e Kuvendit të Sali Berishës, është i apelueshëm, pra grupi i Alibeajt, mund ta apelojnë atë.
Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i ankimueshëm në Apel, nuk është se nuk lejohet ankimimi në parim. Në të tilla raste, Gjykata bën thjesht certifikimin. Nëse dikush një palë e interesuar ka të drejtë të shkoj të ankimoj vendimin.
Vendimi nuk e zyrtarizon partine e re, vendimi thjesht e detyron regjistrim e partive të regjistroj një veprimtari të caktuar nëse ky vendim është ankimuar, ky vendim nuk është i zbatueshëm, sepse nuk ka marrë masën e formës së prerë, vetëm kur të jetë regjistruar në regjistër, dhe të dali ekstrakti nga regjistri, atëherë mund të themi se kush e ka në dorë partinë.
Partia që është e vjetra, kur cënohet nga një vendim, jo vetëm mund të shkojnë në apel por të hapin edhe proces të ri.
Rasti është i komplikuar. Është vendimi për korrikun, pastaj 11 dhjetori dhe 18 dhjetori.
Pastaj është edhe referendum i 18 dhjetorit. Në këtë rast varen gjyqet nga njëra tjetra. Jemi shumë larg sqarimit të çështjes nga ana juridike



