58-vjeçari Jorgi Ajredini nga fshati Rëmbec i Maliqit ka vdekur pas 15 ditëve në koma.
Gazetarja Elsa Xhindole në një raportim për edicionin e lajmeve në Mcn Tv raporton se vëllezërit e të ndjerit pretendojnë se ai është vrarë, dhe nuk ka vdekur si pasojë e goditjes nga kali, sikurse u tha fillimisht.
“58-vjeçari u dërgua në spital dhe kishte plage të rënda në Korçë. Për shkak të gjendjes së rënduar ai është dërguar direkt në kryeqytet. Vëllezërit e tij kanë ngritur pretendime se s’është goditur nga kali, por nga një person tjetër. Ata pretendojnë se 55-vjeçari u ka thënë s’më goditi kali, por dikush, një person i shkurtër nga Pogradeci. Policia ka nisur direkt hetimet për ngjarjet. Kamerat e sigurisë në atë zonë janë marrë. Vëllai i viktimës tha që edhe doktori ka thënë se plagët e mara s’janë nga kali. Në polici janë shoqëruar 15 persona”.



