Gjinishi: Izraeli nuk është viktimë, por arsyeja e luftës me Iranin. Përtej negociatave, konflikti ishte i paramenduar

Gjinishi: Izraeli nuk është viktimë, por arsyeja e luftës me Iranin. Përtej negociatave, konflikti ishte i paramenduar

Konflikti mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara po zgjerohet me shpejtësi, ndërsa disa vende evropiane po përfshihen gjithnjë e më shumë në aspektin ushtarak dhe logjistik.

Analisti dhe pedagogu Ermir Gjinishi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV sulmin e nisur më 28 shkurt nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit, e cilësoi situatën si një luftë të paramenduar.

Sipas tij, Izraeli nuk ndihej i sigurt përballë fuqisë së Iranit dhe ndikimit që Teherani ka në rajon përmes aleatëve të tij.

 

Ajo që po përpiqet të krijojë propaganda, se Izraeli në këtë kontekst është viktimë, nuk qëndron. Izraeli nuk është viktimë, por arsyeja e këtij konflikti. Irani është sulmuar dy herë dhe nuk ka sulmuar asnjëherë i pari si shtet. 

Lufta 12-ditore tregoi se Izraeli nuk mund ta përballojë i vetëm një luftë me Iranin. Për këtë arsye ndërhyrja e SHBA-së është vendimtare. Nga këndvështrimi iranian, fakti që kjo ndodhi në një moment kur po zhvilloheshin negociata diplomatike shihet si një thyerje e besimit. 

Unë mendoj se, përtej negociatave, kjo ishte një luftë e paramenduar që do të ndodhte patjetër, pasi Izraeli nuk ndihet i sigurt përballë Iranit dhe aleatëve të tij në rajon. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy