Dosja e AKSHI-t, Haxhiu: Nëse SPAK nuk i shkon deri në fund, rrezikon autoritetin e vet

Dosja e AKSHI-t, Haxhiu: Nëse SPAK nuk i shkon deri në fund, rrezikon autoritetin e vet

Në një intervistë me MCN, analisti Baton Haxhiu tha se hetimi për dosjen e AKSHI-t rrezikon autoritetin e SAPK nëse ky i fundit nuk i shkon deri në fund, duke nxjerrë në dritë fakte konkrete. 

 

Ata që kanë gabuar në AKSH duhet të përgjigjen. Çdo moment korruptiv duhet ta ketë hetimin deri në fund. Ajo që më pengon është lehtësia e padurueshme e vendosjes së kritereve për hetuesi. Po ju mungojnë kriteret maksimale. Nuk guxojnë ta humbin autoritetin si Gjykata Kushtetuese. Hetimet shkojnë përciptazi dhe nuk prekin fondamentin e asaj që janë fakte konkrete korruptive. Këto fakte nuk po shihen por telefonata po vendosen si kritere të hetuesisë. Meqë këto fakte nuk po shihen, kam përshtypjen që SPAK po rrezikon autoritetin e vet, sepse kemi qenë të lodhur nga grupe korrupsioni që na kanë nxirë fytyrën nëpër Europë. Më mirë një hetim deri në fund dhe me fakte sesa një hetim që pastaj na del se gjykata nuk do t’i dënojë.  

 

Haxhiu u pyet edhe në lidhje me rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti për liderët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

 

Shteti shqiptar ka kontribuuar në luftën e Kosovës. E ka detyrim moral, patriotik, shtetëror për ta bërë këtë. kjo rezolutë është njëfarë sadisfaksioni moral. Ata kur e nisën luftën e nisën për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Kushdo që ka bërë që kjo rezolutë të jetë kështu si është ka bërë më të mirën e mundshme. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy