
Gazetari Sokol Bregu në ‘Zgjohu me MCN’ ka komentuar sherret dhe dhunën mes adoleshentëve në shkolla duke u nisur dhe nga ngjarja e fundit e ndidhur pak ditë më parë ku një 14 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një tjetër bashkëmoshatar.
Ai tha se jemi të trembur për të tilla ngjarje dhe problemi qëndron tek mungesa e reformave në arsim të cilat mungojnë prej 30 vitesh, sepse nuk është marrë asnjë masë nga Ministria e Arsimit ndërsa vetëm brenda një viti kalendarik numërojmë rreth 26 raste të goditjeve me thikë.
Jam i trembur dhe jo i prekur. Jam trembur se po të ishim prekur s’do kishim njëlloj revolte, unë e kam të gjithë me reformën arsimore kemi 30 vite dhe nuk po bëjmë asnjë reformë. Ndodhi ngjarja çfarë masash mori ministria e arsimit, kemi 26 goditje me thikë në një vit kalendarik dhe janë situata që kalojnë dhe nuk po merren seriozisht si situata, pavarësisht se ndodhin brenda territorit të shkollës apo pak metra larg saj. Shoqëria duhet të reagojë, por diçka nuk shkon, grupimet e shkalave janë të ndryshme, di që ka shkolla ku shkojnë të gjithë nxënësit e dobët, në periferi të Tiranës shkojnë ata mësues që s’kanë një performancë të mirë dhe më të mirët i grupojnë diku tjetër.
Ndërsa si prind, Bregu tha se është jam baba vajzash dhe nuk e di si është të rrisësh djem me ndjesi, sepse s’mund ti japësh mend të tjerëve kur se ke provuar vetë, ndërsa te vajzat është më ndryshe dhe problemin do ja lija të gjithë familjes se mund të ndikosh, ndërsa te djemtë ka njëlloj revolte, janë pak natyrë rebele.
‘Molla e sherrit mund të gjendet në çdo moment te adoleshentët, mund të konfliktohen për gjithçka, mund të jetë dhe një vajzë, por në shumicën e rasteve është një fyerje në rrjetet sociale. Por na shqetëson ajo që është pas ngjarjes, mendoj se dhe ata që e promovojnë këtë si ngjarje është se ata e dinë që s’ka një vetëgjyqësi nga familja prandaj janë kaq të lirë, kjo është Shqipëria këtu është si xhungël. Këto pas ngjarjes policia duhet të kishte marrë masat në rastin konkretë.
Sa i përket idesë mendoj se një shoqëri që nuk po e gjenë dot veten si Shqipëria dhe bëhet kaq agresive se nuk gjejnë dot format sociale do e gjejë ligjin. Një dënim i ashpër se të gjithë mendojnë se duke qenë minorenë përfiton, por me 12 vjet burg në Kavajë ta shohësh ti se si del ai, por ideja se si të miturit nuk bëjnë burg shton të tilla raste.



