Aktorja e "Star Wars", Kelly Marie Tran heq dorë nga Instagram pas komenteve raciste

Aktorja e "Star Wars", Kelly Marie Tran heq dorë nga Instagram pas komenteve raciste

Aktorja e “Star Wars” që ka vuajtur prej muajsh komentet raciste dhe abuzive në rrjete sociale ka fshirë të gjitha postimet nga Instagram.

Kelly Marie Tran ka shkëlqyer në rolin e saj si luftëtarja Rose Tico në serinë “The Last Jedi”.

Por ajo ka përjetuar reagime të ashpra nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët synonin etninë dhe pamjen e saj.

Drejtori i filmit, Rian Johnson ka bërë postime në Twitter ku mbron yllin duke i quajtur komentuesit fëmijë.

Si një Vietnamese-amerikan, Tran ishte gruaja e parë me ngjyrë që luan një rol udhëheqës në serinë e famshme.

Disa kanë kritikuar ashpër karakterin e saj të Luftës së Yjeve dhe kanë drejtuar urrejtjen e tyre ndaj Tran personalisht.

Shumë persona kanë kritikuar karakterin e saj në film për shkak të mospëlqimit që kanë për aktoren.

Tran nuk është yll i parë i Star Wars i cili ka qenë viktimë e sulmeve në rrjetet sociale.

Aktorja tjetër e Star Wars, Daisy Ridley gjithashtu fshiu përkohësisht llogarinë e saj në "Instagram" në vitin 2016 , dhe thuhet se ky vendim erdhi për shkak të abuzimit që ajo mori në internet.

"Njerëzit mund të jenë shumë të çmuar në lidhje me Star Wars dhe çfarë mendojnë se i ka borxh, por ata duhet të kujtojnë se këta janë aktorë që po bëjnë një punë", thotë Chris Brennan, drejtor i Star Walking Inc për BBC.

"Pas gjithë kësaj ata janë njerëz të vërtetë me ndjenja të vërteta që meritojnë respekt", tha më tej ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy