Miratohet fondi afër 5 miliardë lekë, përfitojnë 5 qytete të prekur nga tërmeti

Miratohet fondi afër 5 miliardë lekë, përfitojnë 5 qytete të prekur nga tërmeti

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar sot është miratuar një buxhet në masën 4 852 410 743 (katër miliardë e tetëqind e pesëdhjetë e dy milionë e katërqind e dhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) lekë, për rikonstruksionin ose riparimin e banesave private apo pallate, që nuk duhen rindërtuar nga e para. Kjo për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit të tërmetit të 26 nëntorit.

Ky fond, afër 5 miliardë lekë, do të jetë vetëm për pesë bashki: Durrësi, Tirana, Kruja, Lezha dhe Kavaja. Pjesën më të madhe do ta marrë Durrësi, që ishte edhe qyteti më i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave për Durrësin do të jepen  3 miliardë e 220 milionë e 790 mijë e 743 lekë. Tirana do të marrë 703 milionë e 220 mijë, Lezha 249 milionë e 450 mijë, Kruja 660 milionë e 700 mijë, kurse Kavaja 18 milionë 250 mijë.

Vendimi i marrë ditën e sotme hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet edhe në fletoren zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy