Rrjedhja e gazit i merr jetën nënës me dy fëmijët në Bulqizë

Rrjedhja e gazit i merr jetën nënës me dy fëmijët në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Bulqizë.

Rrjedhja e një bombole gazi u ka marrë jetën tre personave, ndërsa një i katërt është rëndë. Viktimat janë një nënë me dy fëmijët e saj. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ostren të Madh.

"Në  Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit", njoftoi policia.

I plagosur rëndë është edhe një person. Është kërkuar dërgimi i një helikopteri për transportimin e tij drejt Tiranës.

"Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital", thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy