Fenomeni/ Topalli në “Bilardo”: Adoleshentet po largohen nga banesa me djem më të rritur. Ja rasti i rëndë në Durrës 

Fenomeni/ Topalli në “Bilardo”: Adoleshentet po largohen nga banesa me djem më të rritur. Ja rasti i rëndë në Durrës 

Gazetarja Aida Topalli duke folur në emisionin “Bilardo” në Mcn Tv vuri në dukje një fenomen të ri të po ndodh në Shqipëri, largimin nga shtëpia të vajzave adoleshente me djem më të rritur në moshë.

Ajo tregoi një rast tronditës të ndodhur në Durrës, ku tre vajza adoleshente u mbajtën për 6 muaj me radhë në një hotel.

Këtu brenda vendit po ndodh diçka tjetër, kemi vajza adoleshente të cilat largohen nga banesat e tyre, sipas tyre të dashuruara me djem shumë më të rritur në moshë. Bëhet fjalë për familje vunerabël. Kam hasur disa raste sidomos në Tiranë, Durrës, por edhe Elbasan. Këto lidhen me një djalë, dashurohen, dhe ky djali që është më i rritur në moshë, dhe i zgjuar, dhe i vetëdijshëm që këtë vajzë mund ta përdorë, çfarë bën, merr një dhomë hoteli. Kishim një rast në Arameras në Durrës, që s’bëri shumë bujë, por ishte shumë i rëndë. Një djalë mori tre vajza që ishin 15-16-17 vjeç, adoleshente, ndoshta jo të rritura dhe qëndruan për 6 muaj me radhë në një hotel në Laç, dhe të treja këto vajza jo vetëm konsumuan lëndë narkotike, dhe ky djali merrte gjithë shoqërinë dhe ua dërgonte. Nuk u ofronte para, por u paguante ushqimin, dhomën e hotelit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy