Një atentat me armë zjarri është regjistruar në orët e paradites së sotme në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
Shënjestra është Tefik Hyka, ish-pronari i një fabrike tullash në Vorë, e mbyllur në 2013.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se Hyka është qëlluar me një plumb në kokë nga një person me motor dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas policisë, ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.



