
Në ditën e dytë të regjistrimit në universitete shihet inters i shtuar i maturantëve, jo vetëm atyre brenda vendit por edhe nga trevat shqipfolëse. Degët më të preferuara mbeten mjekësia, inxhinieria dhe ekonomia, por shumë maturantë kanë zgjedhur të studiojnë gjuhë të huaja si një mundësi e mirë për punësim jashtë vendit.



