Dule: Politika shqiptare ka humbur besueshmërinë, në krye të bashkive janë 60 Rama të vegjël! (VIDEO) 

Dule: Politika shqiptare ka humbur besueshmërinë, në krye të bashkive janë 60 Rama të vegjël! (VIDEO) 

Kreu i PBDNJ dhe njëherësh deputeti Vangjel Dule deklaroi në MCN Live se politika në Shqipëri ka humbur besueshmërinë dhe vlerësimin e qytetarëve. Dule tha se PBDNJ do të dalë me kandidatë dhe formacione solide për këshillat bashkiak në disa nga bashkitë e Jugut, që konsiderohen si bastione të saj. Ai theksoi po ashtu rolin që ka partia e tij në fitoren e bashkisë së Sarandës. Dule i konsideroi 60 kryetarët socialistë të bashkive feudë që imitojnë Ramën dhe keqtrajtohen prej tij.

Nuk mund të pretendojmë se jeta politike, duke nisur nga subjekti që kryesoj është në fazë shkëlqyese. Politika jonë ka një problem të madh, ka humbur besueshmërinë dhe vlerësimin e qytetarëve. Kemi dhënë kontributin maksimal si klasë politike që të jemi të zhvlerësuar indvidualisht dhe institucionalisht në sytë e qytetarëve dhe të shoqërisë. Jemi ende në fazën parapërgatitore, për arsye se kemi edhe zhvillimin e Kongresit të Partisë, që do jetë struktura kryesore drejtuese që do orientojë partinë edhe për zgjedhjet e 14 majit. Ne kemi një veçori, për arsye se kemi një bashkëpunim strategjik me organizata dhe shoqata të minitoriteteve, ka filluar parapërgatitja me to. Në zonat ku ka minoritet grek fjalën e parë e ka ‘Omonia’. Në lidhje me koalicionet, s’besoj se do shumë filozofi për ta pozicionuar gjithsecili vendin e vet. Qytetarët na kanë ndarë në dy kampe, mazhorancën dhe opozitën. Raportet partiake kanë ndryshuar në mënyrë radikale. Z.Rama është në minorancë, opozita është në shumicë në vlerësimin e qytetarëve”.

Ajo që po bëjmë është kryesisht përqendrimi në ato bashki ku jemi renditur tradicionalisht forca e parë apo e dytë qeverisëse. Me të gjitha metodat e vlerësimit, nga ato empirike te ato më të kualifikuara, konsiston përmbysja radikale e raporteve. Zhgënjimi është total si nga qeverisja qendrore dhe ajo lokale. Ne do dalim jo vetëm me kandidatë, por edhe formacione solide për këshillat bashkiake. PS në delirin e kontrollit të çdo pushteti i ka shndërruar edhe bashkitë në feude, dhe krerët e bashkive në feudal të vegjël, që përpiqen të imitojnë kryefeudalin Rama. I kam denoncuar prej 20 vitesh. Kemi qenë të parët që kemi denoncuar se ndryshoheshin edhe kuti votimi. Kemi qenë të parët që provokuam hapje kutish në vitin 2000. Kemi qenë të parët që denoncuam përfshirjen e shtetit. Këto fenomene kur tolerohen janë shumë hakmarrëse. Në vitin 2001 ishte video që bëri xhiron e Europës, ku forcat e policisë numëronin vota dhe numëronin aktet e protokollit nën hijen e pemëve të Dropullit. Shit-blerja e votës u aplikua fillimisht në zonat e minoritetit. PBDNJ është një nga forcat më të hapura politike, shquhet për pluralitet mendimi.

PBDNJ është në vazhdimësi nën një agresion qeveritar. Kush drejtues spikat në një komunitet lokal, të nesërm i ofrohet nga Rama poste të rëndësishme, drejtor portesh, drejtor doganash, që janë të parezistueshme në kohën e sotme. PBDNJ ka fjalën e parë në Dropull, Himarë, Finiq, por ndërkohë që nuk ka një rol parësor për kandidatin e Sarandës, ka një rol për përcaktimin e fituesit, prandaj do gjendet rruga e bashkëpunimit. Ne humbëm zgjedhjet parlamentare për një numër shumë të vogël votash. Nëse LSI do kishte kandiduar brenda koalicionit, do ishte shumë më e vështirë që Rama të fitonte. Do përsërisim të njëjtin gabim?! Në politik nuk shkon në burg për gabime politike, të çon në shtëpi qytetari”. Shpresa vdes e fundit. Besoj se do reflektojnë të gjithë, do ketë koordinim që do përfshijë pjesën dërrmuese. Le të presim edhe pak. Nëse ka përgjegjshmëri qytetare, kuptim të situatës ku jetojmë, ne jemi në paradhomën e autokracisë. Të heqim njëherë e mirë dorë nga pushteti i centralizuar. I dirigjon ministrat me celular, kështu kemi edhe 60 Rama të vegjël në 60 bashki, siç vuajnë keqtrajtimin nga i pari, keqtrajtojnë qytetarin”.

Dule tha se komisioni për reformën administrativo-territoriale ishte një farsë-komedi.

Në vend që të ndërtojmë një shtet të së drejtës, ndërtuam një shtet privat dhe klientelist. Shikoni një pabarazi ekstreme shoqërore. Është momenti që ne duhet të vëmë norma dhe rregulla. Ne s’duhet të heqim dorë nga përpjekja që ta sanksionojmë në ligj kufizimin e mandateve shtetërore dhe në moral mandatet partiake”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy