Burime nga shoqata e Prodhuesve të Bukës bëjnë të ditur se nuk do të ketë ndryshim të çmimit të këtij produkti.
Qytetarët thonë për MCN se nuk e përballojnë dot një rritje tjetër të çmimit të bukës dhe se rritja e pagës minimale të njoftuar nga qeveria nuk mjafton për të përballuar çmimet e larta të ushqimeve.



