Fushata e PD, Papa: Në fokus problemet e qytetarëve, pas 14 majit partia do futet në proces riorganizimi (VIDEO)

Fushata e PD, Papa: Në fokus problemet e qytetarëve, pas 14 majit partia do futet në proces riorganizimi (VIDEO)

Enriketa Papa, kandidate e Partisë Demokratike për këshillin Bashkiak në Tiranë deklaroi përmes një lidhje "Skype" me studion e lajmeve të MCN Tv se zgjedhjet e 14 majit i sheh si politike, por në pjesën dërrmuese si zgjedhje për pushtetin vendr dhe për plotësimin e alternativës që PD i ofron qytetarëve.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj Papa tha se Bardhi, Tabaku e të tjerë politikanë nuk shihen në fushatën e Tiranës pasi janë deleguar nn rrethe dhe se deputetet e kryeqytet janë ndarë sipas një kalendari së bashku me kandidatët dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.

Do t’i shihja edhe si zgjedhje politike, por në pjesën dërrmuese si zgjedhje për pushtetin vendor dhe për plotësimin e alternativës që PD i ofron qytetarëve. Problematikat e PD dihet se kush janë, por duhet të bëhen ndarja. Në diskursin publik kuptoj dëshirën për t’u fokusuar tek problematika  e PD, por fokus duhet të marrin problemet e qytetarëve në përditshëmrinë e tyre.

Nga deputetë e përmendur, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Bledjon Nallbati, pjesa dërrmuese janë të deleguar në rrethe dhe merren me fushatën e përgjithshme të PD në 61 bashki dhe në bashkinë e Tiranës janë deputetët e Tiranës dhe janë të shpërndarë në zonat e tyre elektorale në bazë të një kalendari. Deputetët bashkë me kandidatët dhe anëtarët e këshillave janë shpërndarë sipas një kalendari përcaktues nga PD dhe janë në terren.

Këto janë dy qasje të ndryshme, qëndrimi ndërkombëtarëve dhe i Alibeajt megjithëse mund të bashkohet në finale, PD pa ngarkesa të së kaluarës korruptive. Unë e shikoj diskursin e Aliabeaj edhe nga këndvështrimi i të qenit të tij kryetari i PD dhe është e kuptueshme që do të jetë diskurs politik. Unë si kryese e listës së PD për Tiranën jam fokusuar në zhvillimin e  një fushate elektorale, për të dëgjuar , biseduar për të ushtruar alternativën që PD u ofron qytetarëve.

Basha është deputet i PD-së dhe si deputetët e tjerë bën takimet dhe bisedat me anëtarët e zonës së tij elektorale, pro nuk e besoj që në një fushatë vendore të ndalohet udhëtimet e tij apo paparacët të shfaqin sikur çfarë po ndodh me Bashën.

Unë besoj siç është thënë situata post zgjedhore si në 1 bashki, 14-15 rëndësi ka që kjo parti është fokusuar në fushatën elektorale dhe pas zgjedhjeve është deklaruar që do futet në proces riorganizimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy