
Komisioneri europian për Zgjerim, Johannes Hahn, është shprehur se dialogu i Beogradit me Prishtinën është i vështirë. Pas takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, Hahn nuk ka pranuar të bëjë parashikime për ecurinë e këtij dialogu.
"Është shumë herët të thuhet se si do të materializohet normalizimi i marrëdhënieve, por është me rëndësi që ai të bëhet me anën e marrëveshjes detyruese – juridike”, citohet Hahn nga B92.
Serbia nënshkroi dje dy marrëveshje me të cilat Bashkimin Europian e përkrah Serbinë me 44 milionë euro për administrimin e kufijve dhe migrimin.



