Pedagogu Vehap Kola, në ditën e 27-të të protestës në Tiranë thotë se bashkohet çdo ditë për të mbështetur thirrjet për t’i dhënë fund tranzicionit.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se qeveria Rama nuk ka gabuar, por është një qeveri që nuk përfaqëson qytetarët, pasi ka ndjekur një model që ka dëmtuar Shqipërinë dhe pritshmëritë e qytetarëve.
Nuk kam asnjë kontribut të drejtpërdrejtë në përpilimn e kërkesave, edhe pse ato rezonojnë me frymën e qytetarëve. Nuk ka rëndësi se kush i përpilon, për sa kohë at përputhen me frymën e qytetarëve. Kërkesa që i është drejtuar qeverisë është dorëheqja.
Kontrata e re sociale nuk mund të drejtohet si proces nga elita aktuale. Dorëheqja e qeverisë si kërkesë ka konsensus nga të gjitha palët. Ndërsa kërkesat e tjera janë minimaliste. Ndryshimet e ligjeve, për investitorët strategjikë, për shitjen e tokave bujqësore, ligjet për zonat e mbrojtura, janë çështje shumë minore që qeveria mund t’i bëjë shumë shpejt.
Qeveria Rama nuk ka gabuar, është një qeveri që nuk përfaqëson qytetarët, ka ndjekur një model që ka dëmtuar Shqipërinë dhe pritshmëritë e qytetarëve. Qytetarët janë kundër Kryeministrit Rama, me gjithë çfarë ai përfaqëson. E gjithë ajo që përfaqëson Kryeministri, qeveria dhe elita politike, është në diskutim.
Kërkesa kryesore është dhënia fund e tranzicionit dhe fillimi i një procesi post-tranzicion në Shqipëri. Ne nuk presim që zoti Rama të reflektojë mbi kërkesat e protestës, mbi numrat e protestës se ai nuk ka pasur ndonjëherë respekt për qytetarët.
Nuk presim që të japë dorëheqjen, pasi beson se ka humbur legjitimitetin. Besoj se dorëheqja do të vijë për shkak të faktorëve që nuk i ka nën kontroll.



