Baçi: PD po vuan pasojat e gjuhës së urrejtjes. Në 14 Maj u refuzua opozita

Baçi: PD po vuan pasojat e gjuhës së urrejtjes. Në 14 Maj u refuzua opozita

Gazetari Agim Baçi për situatën aktuale në Partinë Demokratike thotë se ka një debat të brendshëm, për të cilin ndan mendimin se duhet të ishte më i fortë. Nga studio e MCN Live, deklaroi se pjesa e PD-së zyrtare duhet të mbajë përgjegjësi, për mos nxjerrjen e kandidatëve përballë Sali Berishës, duke thënë se gabuan. Baçi e cilësoi naivitet të mendosh se Sali Berisha mban përgjegjësi dhe kush mendonte se Berisha do mbante përgjegjësi për humbjen, është naiv. Ai ndan mendimin se është më mirë të shkohet drejt një debati real dhe të thuhen ca të vërteta. “Nga ana tjetër kanë zgjedhur që të dëgjojnë atë që thotë zoti Berisha, që thotë se kush më kërkon mua fakte, është me Edi Ramën. PD po vuan pasojat e gjuhës së urrejtjes. Ka nxjerrë Berisha aq shumë të shitur brenda PD-së, sa PS vetëm me deklaratat e Berishës të bëjë fushatë është në rregull. PD duhet ti thërrasë mendjes dhe të kuptojë se nuk ka më arsye ti drejtohemi një hipokrizie dhe të thotë do bashkohemi, më mirë të ketë një fund. Mua më intereson që PD të ketë një frekuencë të së djathtës. Parimi është ai që duhet t’i bashkojë se nuk mund të jetë individi që i bashkon. Të gjithë duhet të bashkohen nëse do bindin Berishën apo do vazhdojnë? Nëse kemi një kakofoni në opozitë është se kanë munguar parimet, se ne nuk e lexuam siç duhet realitetin, nëse përballë PS që trashëgoi gjithë strukturën e Partisë Komuniste, duhej një forcë vitale, se nëse garojnë dy të majta, fiton gjithmonë e majta tradicionale. Është e pafalshme që tani të vazhdojmë me të njëjtin mentalitet.” Baçi shtoi se nëse Lulzim Basha nuk e bëri drejtimin e Partisë Demokratike për tetë vite, si mund ta bëjë tani. “Këto takime janë të befasishme, se siç e ka bërë Berisha armik të popullit, shtetit, Ballkanit, janë të papritura.” Ai deklaroi se në 14 Maj nuk votuan shqiptarët për qeverinë, por refuzuan opozitën. “Nëse është shitur, tregon se ti je shumë i dobët sa ai ta shesë për 100, 200 euro. Nëse ti je bindës, pse duhet të shkojë qytetari te kundërshtari politik. Zgjedhjet te PD i lidhim dhe me situatën te pjesa tjetër se Berisha thotë se vetëm Berisha dhe Alibeaj nuk janë. PD duhet të gjejë një zgjidhje tjetër.” Për Lëvizjen Konservatore Shqiptare të Evi Kokalarit, Baçi tha se një njeri kur hyn në politikë ka interesat e veta, por hyn për të mirën e qytetarëve, por se tashmë nuk po shihet interesi i popullit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy