
Presidenti Meta dekretoi aktin normative të marrë nga qeveria për dhurimin e apartamenteve në favor të familjeve që patën viktima nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit.
Dekreti
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.
Vendimi i Këshillit të Ministrave ishte marrë në datën 30 nwntor.
Kryeministri Rama pak ditë pas tërmetit deklaroi se familjet që humben njerwz të tyre të dashur në tërmetin e 26 nentorit do të përfitonin apartamente falas dhe kjo duhet të ndodhte sa më shpejt të ishte e mundur.
Për këtë gjë, Rama nxorri edhe një akt normativ.
Një pjesë e familjeve me viktima nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë, tashmë kanë ndërmarre çelësat e shtëpive të reja.



