Kalemaj: Amnisti fiskale dhe penale, s’ka bërë asnjë shtet. Opozita duhet të kanalizojë pakënaqësitë (VIDEO)

Kalemaj: Amnisti fiskale dhe penale, s’ka bërë asnjë shtet. Opozita duhet të kanalizojë pakënaqësitë (VIDEO)

Për analistin Ilir Kalemaj, deklarata më e fortë e Zëvendës-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ishte se vendimi për Sali Berishën nuk ishte as individual i ambasadores dhe as politik, por i bazuar në prova dhe fakte.

Kalemaj thotë se kjo ishte ndoshta një nga deklaratat më të forta deri tani, ndonëse mund të mos ketë bërë atë bujë mediatike, siç janë bërë deklarata të mëparshme.

Ai e sheh edhe si një sinjal të fortë për pjesën tjetër të opozitës që është në anën e Amerikës.

Do i turbullojë disi ujërat në politikën shqiptare, aq më tepër që kemi tashmë në opozitë, nga njëra anë bisedime informale dhe nga ana tjetër se kujt do i ngelë përgjegjësia.

Escobar është zëri zyrtar i politikës së jashtme të SHBA.

Lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për ambasadoren Yuri Kim, i cilësoi si nota të qarta sovranizmi që po dëgjohen gjithnjë e më shumë prej tij, për të qenë të pavarur.

Sipas tij, ishte ndërhyrje e ashpër e Edi Ramës, ndaj daljeve publike të ambasadores, që janë ndërhyrje për pavarësinë e drejtësisë.

Këtu bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar dhe çështje për të cilat është ngritur SPAK me investimin e SHBA, të cilat ndihen përgjegjëse për fatin e ONM dhe reformës në drejtësi.

Ka zhgënjim dhe pakënaqësi në rritje për frytet e reformës në drejtësi. Sondazhet e fundit e kanë evidentuar këtë prirje pesimiste. Ka probleme reforma në drejtësi dhe amerikanët ndjehen përgjegjës.

Escobar dha qartë mesazhin që është kundër amnistinë fiskale, në një gjuhë me Brukselin, qoftë dhe për pasaportat e arta.

Ligji i pasaportave të arta është vetëm në Maltë, e cila është paralajmëruar. Lidhur me amnistinë fiskale të mendosh që janë deri në 2 milionë euro për individ është çmenduri se duhen 30 vite kursime me rrogë si të Bashkimit Europian.

Biznesi është i legalizuar në vendet ku performojnë. Janë të deklaruar. Bëhet fjalë për amnisti fiskale dhe penale. Amnisti fiskale penale s’ka bërë asnjë shtet.

Kemi bërë amnisti më parë që është një lloj tjetër amnistie, e cila nuk është amnisti penale për borxhet dhe detyrimet e prapambetura. Amnisti të tilla bën çdo shtet në mënyrë periodike.

Të flasësh për amnisti fiskale dhe penale për emigrantët, është çmenduri dhe nuk ta pranon as BE dhe as SHBA se nuk mund të lejosh që produktet kriminale të vijnë dhe pastrohen në lavatriçen e Shqipërisë, të rriten çmimet e produkteve dhe imobiliare.

Kjo e bën të pamundur jetesën e një çifti normal në Shqipëri, dhe e detyron për emigrim.

Teksa kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se më 12 nëntor do jetë protesta e radhës, ai u ndal në disa problematika që mund të shfrytëzohen nga opozita.

Rritja e kostove aktuale të konsumit është më e prekshme. Banka Botërore paralajmëron se 40% e shoqërisë rrëshqet në varfëri.

Rritja e çmimeve të shportës, rritja e çmimeve të energjisë që do jetë e ndjeshme dhe prek një pjesë më të madhe, të familjeve që konsumojnë energji, do bëjë që një pjesë e mirë e qytetarëve të kenë pakënaqësi gjithnjë e në rritje.

Kemi çmimet e karburanteve, çmimi i energjisë dhe karburanteve rrit gjithë çmimet e tjera, këto e kanë shtuar presionin mbi qytetarët se sa do i kanalizojë opozita në vota për të, është tjetër gjë.

Jo domosdoshmërisht i bën qytetarët të lumtur me qeverisjen dhe t’i japin votën asaj. Nëse nuk do gjejnë koherencë mes vete, është e vështirë të tërheqin qerren e pakënaqësisë popullore.

Në këtë drejtim Kryeministri Rama është i qetë, pavarësisht se ka një sërë kategorish në protestë, si pedagogët apo qytetarët.

Opozita duhet të kanalizojë pakënaqësitë në një shtrat opozitar. Kjo është faji i opozitës që nuk merret me këto pakënaqësi, është e fragmentizuar, ndërkohë që mazhoranca është më solide. Zoti Gjiknuri tha se jemi të gatshëm për aleancë me grupe të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy