Serbia ndjek shembullin gjeorgjian/ Drejt Kuvendit, drafti për mbylljen e OJQ-të huaja dhe disa mediave

Serbia ndjek shembullin gjeorgjian/ Drejt Kuvendit, drafti për mbylljen e OJQ-të huaja dhe disa mediave

Partia “Lëvizja Socialiste” në Serbi, e drejtuar nga zëvendëskryeministri Aleksandër Vulin, ka bërë gati draftin për të sjellë në parlamentin vendas një ligj që kufizon rëndë liritë dhe të drejtat e organizatave joqeveritare dhe të mediave vendase.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Për disa analistë, ai është ligj i ngjashëm me atë që ka kaluar në vitin 2012 Rusia, së fundmi Gjeorgjia dhe pak më herët Bjellorusia. Edhe pse me vetëm dy deputetë, aleati i Kremlinit në qeverinë serbe, i sanksionuar nga amerikanët, kërkon të çojë përpara këtë legjislacion që sipas deputetit Gjorgje Komlenski shërben për të forcuar sovranitetin e Serbisë.

Tradhtia ndaj atdheut dhe popullit tënd nuk mund të jetë më aktivitet shumë fitimprurës. Unë besoj se është kërcënim për Republikën e Serbisë nëse ka OJQ që marrin fonde nga jashtë dhe punojnë këtu për të propaganduar për Kosovën si shtet i pavarur, për të propaganduar për gjenocidin në Srebrenicë dhe shkatërrimin e Republikës Srpska.

Maja Stojanoviq, nga Iniciativa Qytetare Serbe thotë se propozimi i paraqitur nga partia e Vulinit në fakt është ajo që kërkon të shtyjë përpara partia e Aleksandër Vuçiqit, Progresivët Serbë.

Vulini dhe partia e tij kanë luajtur gjithmonë rolin e promotorëve të asaj që qeveria mendon, por nuk e thotë haptas. Për të vazhduar politikën e uljes në dy karrige në të njëjtën kohë, është e nevojshme që zyrtarët e partisë në pushtet, Progresivët Serbë, të flasin për rëndësinë e shoqërisë civile dhe demokracisë, por më pas satelitët e saj, si Vulini, ta akuzojnë shoqërinë civile të kapur dhe të shtyjnë përpara projektligje për agjentët e huaj.

Stojanoviq tregon edhe për situatën aktuale të demokracisë në vend, ndërsa raportet e fundit e cilësojnë Beogradin shumë afër rendeve autokrate.

Hapi i parë është shkatërrimi i organizatave me kërcënime, padi dhe fushata negative për të parandaluar zbulimin e problemeve sistemike dhe kapjen dhe kriminalizmin e shtetit. Hapi i dytë është devijimi i shumicës dërrmuese të fondeve tek OJQ-të e krijuara nga vetë qeveria. Hapi i fundit është mbyllja përfundimtare e organizatat që kritikojnë qeverinë me këtë projektligj apo nisma të ngjashme.

Një ligj të ngjashëm, kreu i Republikës Srpska Milorad Dodik synon ta miratojë në entitetin e drejtuar prej tij në Bosnjë dhe Hercegovinë. E ka dërguar në parlament disa muaj më parë, por ka hasur në kritika të forta nga publiku vendas dhe ndërkombëtar. Më herët, në 2017-ën, kryeministri hungarez Viktor Orbán miratoi një ligj të tillë, por më pas u shfuqizua nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy