Armeni, tentohet vrasja e kryeministrit të vendit (VIDEO)

Armeni, tentohet vrasja e kryeministrit të vendit (VIDEO)

Shërbimet e sigurisë së Armenisë njoftuan të Shtunën në mbrëmje se parandaluan një përpjekje për vrasje ndaj Kryeministrit Nikol Pashinian nga kundërshtarët politikë.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare tha se ish-udhëheqësi opozitar, Artur Vanetsian, ish-udhëheqësi i grupit parlamentar Republikan, Vahram Bagdasaryan dhe vullnetari i tij, ishin arrestuar nën dyshimin e komplotit kundër Pashinian.

"Të dyshuarit planifikuan të uzurpojnë pushtetin duke vrarë kryeministrin" dhe po diskutonin emrat e kandidatëve të mundshëm për zëvendësimin e tij”, tha agjencia e sigurisë

Pashinian tha në mes të javës se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të nënshkruante marrëveshjen me Azerbajxhanin në mënyrë që territoret e tjera të mos humbasin. Ai tha se po merrte personalisht përgjegjësinë, por përjashtoi dorëheqjen.

Që nga e marta, mijëra njerëz kanë protestuar në Armeni kundër kryeministrit, të frustruar nga armëpushimi i Nago-Karabakut dhe humbjet territoriale të pësuara nga enklava në favor të Azerbajxhanit pas gjashtë javësh luftimesh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy