Anëtari i Komisionit të Rithemelimit dhe Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, e cilëson si proces të jashtëzakonshëm votimin në Partinë Demokratike, ku së fundmi, gjatë së shtunës u zgjodh Kryesia e re.
Për MCN Live, ai tha se në Partinë Socialiste prej një dekade nuk votohet më dhe ka bjerrje të demokracisë dhe se vitet e fundit edhe në PD, është parë një rënie e standardeve demokratike të vlerës së votës.
Bumçi deklaroi se është një kapitull i ri ku anëtarët e PD vendosin me votë për të zgjedhurit e tyre dhe ky është një moment i ri demokratik në Shqipëri, kur anëtari ka pushtet politik, duke përmendur edhe referendumin për kryetarin e partisë.
Sipas tij, nuk ka ndodhur asnjëherë në këto vite që anëtarësia të zgjedhë kandidatë për kryebashkiakë.
Bashkimi në PD ka ndodhur, kjo shikohet te baza e partisë, nëse ka ndarje pasqyrohet edhe te aktivistët që i japin jetë PD. Në 18 dhjetor, ku morën pjesë dhe 43 mijë e 500 anëtarë, në zgjedhjet e kryetarëve të degës, votuan 40 mijë anëtarë dhe për kreun e PD, kemi 3 votime ku anëtarësia e PD del në këto numra.
Kjo është anëtarësia aktive në dhjetëvjeçarin e fundit. Ne jemi të bashkuar në bazë. Një PD ka emra pafund, do zgjidhet sekretariati, i cili është më i rëndësishëm edhe se anëtarët e Kryesisë, se janë me funksione specifike dhe nga puna dhe ngarkesa kanë detyra konkrete, më shumë se anëtarë kryesie, drejtuesit e bordeve do mbrojnë politikat e PD në fusha të ndryshme.
Nëpërmjet tyre PD do i paraqitet publikut. 20 veta nuk mund të jetë gjithëpërfshirëse që kënaq gjithë figurat, e pakrahasueshme me PS në të gjitha fushat. PS sot në mandatin e tretë nuk ka ekip për ekonominë, në PD ka pesha të rënda për ekonominë.
Nuk jam në dijeni të reagimeve të të pakënaqurve, për shkak të një votimi paprecedentë që u numërua në moment. Kemi një kulturë të re që po futet në PD, vota dhe vlera e kësaj vote në ringritjen e PD.
Me sekretariatet dhe Bordet, ne do plotësojmë një ekip, PD forca me burime të shumta njerëzore. Janë deputetë në kuvend që kanë mundësinë që u jep foltorja për ë qenë të zëshëm.
Lidhur me faktin se grupimi i Enkelejd Alibeaj nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit nën drejtimin e Sali Berishës, ai tha se PD zyrtare ka kritere.
Ai foli për një debat artificial, të turpshëm dhe të paprecedentë kur do të sajosh një opozitë dhe të godasësh opozitën.
Një qeveri përpiqet të bëhet e përjetshme duke manipuluar zgjedhjet, opozita mbetet autonome. Po kape opozitën, ke vrarë gjithçka. Themeli i një shoqërie të lirë është opozita, ky guxim i Ramës dhe disa të tjerëve për të shkuar deri tek kapja e opozitës nuk ka ndodhur në 30 vite demokraci.
Edhe kur ka qenë në burg Fatos Nano, PS ka qenë e pavarur në veprimet e saj. Sot mbas 30 vitesh demokraci, që jemi anëtar të NATO-s, trokasim në dyert e BE, është e turpshme, e dënueshme, kë kanë votuar njerëzit? Ne. Gjykata nuk krijon parti, se PD nuk u krijua me gjykatë. Partitë krijohen nga njerëzit, gjykata njeh njerëzit. I zhdukin njerëzit, kur nuk i votojnë, nuk i mbështesin.
Kjo është një lojë e turpshme, e pandodhur kurrë, tregon marrëzinë dhe çmendurinë e kapjes së opozitës. Është një plan makabër, plan i turpshëm, ka një opozitë të gjallë dhe këtë e kanë mbajtur 43 mijë anëtarë që e kanë votuar. Nuk ka rëndësi procesi gjyqësor, janë njerëzit që e bëjnë opozitën.
6 marsit nuk i fshihet dot njeri se ka KQZ-në. Ti si deputet mund të mbash çdo qëndrim je i lirë, por si përfaqësues duhet të njohësh kush është shumica në PD.
Që ti të mohosh shumicën, do të thotë ti shërbesh planit të goditjes së opozitës. Përveç fillimit të viteve ‘90-të, nuk ka pasur PD më të fortë se kjo që është sot.
Të dalin kaq shumë njerëz ta mbështesin pa asnjë interes, kjo e frikëson Ramën.
Rama ka kaq vite në pushtet duke punësuar njerëz, Rama nuk si t'i mbajë njerëzit pa qenë në pushtet. Rama është në panik kur shijon 44 mijë anëtarë që dalin dhe votojnë pa përfitim.
Kjo parti është më e gjallë se kurrë, kësaj i frikësohet Rama, sot është ringjallur dhe më e gjallë se kurrë. Ne do fitojmë shumicën e bashkive.
I pyetur nëse do të bashkohet dhe Ilir Meta me Partinë Demokratike, Bumçi tha se ai është stof për partinë e tij dhe nuk do të vijë në PD.
Është LSI, forca e tretë në Shqipëri dhe ato 107 mijë vota, janë vota opozitare që do i shërbejnë popullit opozitar, opozitës shqiptare, ne do mbledhim këdo që është opozitare, edhe partinë e fundit që ka 3 mijë vota.
Trungu i madh është PD, rreth të cilës organizohet koalicioni. Edi Ramës duhet t'i shkurtohen ditët, për të përfaqësuar çdo ndjeshmëri. Edi Rama i frikësohet njerëzve të lirë që votojnë pa interes.



