Moti në një javë/ Meteorologia Gjoni: Të enjten rikthehet shiu. Të premten priten reshjet e para të dëborës në Alpe (VIDEO)

Moti në një javë/ Meteorologia Gjoni: Të enjten rikthehet shiu. Të premten priten reshjet e para të dëborës në Alpe (VIDEO)

Sipas UGJEUM, java që sapo ka nisur do të karakterizohet nga reshje të dobëta shiu dhe një ulje graduale e temperaturave, sidomos në pjesën e dytë të javës.

E ftuar në “MCN Live”, meteorologia Anira Gjoni parashikon se nga dita e premte, në disa zona malore të veriut dhe lindjes së vendit, do të regjistrohen reshjet e para të dëborës, kryesisht në Alpet shqiptare.

Java do të nisë me temperatura më të ulëta se zakonisht për këtë periudhë. 

Të martën dhe të mërkurën do të ketë rënie të temperaturave, ndërsa të mërkurën pasdite pritet një rritje e lehtë me maksimum deri në 23°C. 

Por të enjten rikthehen reshjet e shiut dhe temperaturat do të zbresin ndjeshëm – me minimum 14°C dhe maksimum deri në 17°C. 

Përmbledhje ditore e parashikimit: e hëna & e marta: Reshje të dobëta dhe të lokalizuara shiu gjatë mesditës, në disa qarqe të vendit. 

E mërkura: Moti do të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. E enjtja: Rikthehen reshjet e shiut dhe temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme.

E premtja: Priten reshjet e para të dëborës në Alpet shqiptare, si dhe në disa zona malore në veri dhe lindje të vendit. Dëbora mund të zbresë deri në 900 metra lartësi.

Fundjava mund të sjellë moti të paqëndrueshëm, ndaj rekomandohet që qytetarët të jenë të përgatitur për ndryshime të papritura në kushte atmosferike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy