Avokatja Aurora Marku e ftuar në MCN Informacion ka komentuar lidhur me çështjet gjyqësore sa i përket çështjeve të pronësisë për të cilat u shpreh se pasuria e ndërtuar gjatë martesës pjesëtohet 50/50.
Ajo tha se konfliktet më të mëdha vijnë në ndarjen e pasurisë se sa në ato të divorceve, teksa theksoi se për zgjidhjen e të tilla çështjeve kemi një kalvar shumë të gjatë në kohë.
Sipas saj akoma shoqëria jonë nuk ka arritur në hapat e kontratës paramartesore dhe se shumica e divorceve vjen pikërisht nga pasuria e trashëguar.
Pjesëtimi i pasurisë mes bashkëshortëve duhet pasi të kesh mbaruar procesin e divorcit, njerëzit i ngatërrojnë këto. Pasuria e ndërtuar gjatë martesës pjesëtohet 50 me 50, pra apartamenti i blerë pas martesës kjo pasuri do pjesëtohet, por është e vështirë sepse pjesa më e madhe nuk i ka ambientet e mjaftueshme se një apartament 1 plus 1 ndahet por është jo funksional.
Meshkujt shqiptarë janë ata që nëse gruaja nuk ka qenë në marrëdhënie pune nuk e konsiderojnë si pjesë të pasurisë. I drejtohemi gjykatës për pjesëtim pasurie, eksperti bënë vlerësimin e pronës, ndahet në dy pjesë nëse një nga bashkëshortët nuk kanë mundësi të japin pjesën e parave për gjysmën që u takon, pra për të blerë pjesën tjetër të partnerit, është dhe një hap tjetër që ky apartament kalon në shitje me ankand dhe ndahet pjesa e parave.
E mira do ishte që këto pasuri të ndaheshin jashtë gjyqësisë sepse po kaloi gjyqi në apel zgjat me vite deri në 10 vjet. Kam një rast që janë ndarë fizikisht në rrugë ligjore dhe jetojnë në një apartament ish gruaja dhe gruaja aktuale për shkak të konflikteve.
Ndërsa në momentin që ke nënshkruar kontratën paramartesore në momentin e zgjidhjes së martesës atëherë ti e zgjidh dhe shmang një kalavar gjyqesh. Është e këshillueshme edhe pse nuk praktikohet pothuajse fare sepse rëndomtë e marrin sikur ti po më merr me kushte.
Nëse do kishte një kompromis do funksiononte dhe më mirë shoqëria sepse pjesa më e madhe e divorceve vjen për pasojë të pasurisë. Çdo pasuri e vënë gjatë martesës pjesëtohet 50 me 50 edhe pse mund të mos ketë punuar bashkëshortja asnjë ditë të saj, por kemi meshkuj që thonë se ajo s’ka punuar asnjë ditë, por ajo ka kontribuar duke rritur fëmijët, duke i shërbyer bashkëshortit.



