Shkeli masën e sigurisë, në pranga 33-vjeçari/ Arrestohen edhe dy shoferë të dehur

Shkeli masën e sigurisë, në pranga 33-vjeçari/ Arrestohen edhe dy shoferë të dehur

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, ndërsa janë proceduar penalisht dy të tjerë. Në pranga ka rënë një 33-vjeçar me inicialet L.Ll., pasi ka shkelur masën “arrest në shtëpi” duke dalë jashtë banesës.

Po ashtu janë arrestuar K. K., 56 vjeç, dhe F. LL., 26 vjeç, pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërkaq, janë proceduar K. M. dhe E. M.,  pasi u kapën duke kryer ndërtime pa leje.

 

NJOFTIMI

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Ll ., 33 vjeç, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës.

-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. K., 56 vjeç, banues në Cerrik dhe F. LL., 26 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", pasi u kapen duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.

-Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasit:

K. M., banues në Elbasan, dhe E. M.,  banues në fshatin Gjergjan, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", pasi u konstatuan duke kryenin punime ndërtimi, pa lejet përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy