Basha: Vetëm për qejfin e Edi Ramës, Niko bëri një pedonale dhe një kullë

Basha: Vetëm për qejfin e Edi Ramës, Niko bëri një pedonale dhe një kullë

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një takim me qytetarët korçarë është shprehu se Edi Rama e pëlqen Korçën vetëm për të shkuar në fundjava për pushime, dhe se asgjë tjetër nuk bëri për të. Basha më tej u shpreh se Niko Peleshi për të bëri dhe një pedonale dhe një kullë vetëm e vetëm për qejfin e Edi Ramës.

“ Diçka e madhe po vendos në Shqipëri. Dhe Korça solli mendjen e vet dhe vulën e vet për Republikën e Re.  Sot Republika e vjetër është sprapsur. Kjo ishte fitorja e parë.

Vetëm ditën e sotme janë shkarkuar mbi 12 zyrtarë që kanë shkelur ligjin. Shumë prej tyre do të shkojë për ndjekje penale.

Kushdo që tenton të shkelë të drejtën e qytetareve i pret ndjekja penale. Për 4 vite me radhë keni duruar dhe keni hequr mbi shpinë zullumin e Republikës së vjetër.

Në 4 vite ai zhvati si një lopë për tu mjelur derisa i flaku tutje 2000 biznese. Republika e vjetër mendoi vetëm për vetën e vet.

Edi Ramës i pëlqen të vijë këtu për fundja në Korçë, sepse ai aty ka hotelet, restorante dhe verën e tij të preferuar.  Nikua i ka bërë edhe pedonalen e tij të preferuar. Dhe për ti bërë qejfin ai i bëri dhe kullën e tij të preferuar”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy