Për nënën ia vlen të sakrifikosh gjithçka. Të njëjtën gjë ka bërë një i ri, i cili ka fluturuar me avion nga Australia për në Angli, vetëm për të surprizuar nënën e tij për ditëlindjen e 60 të saj.
Tina Robson nuk e kishte parë djalin e saj Martin për më shumë se dy vjet.
Sipas "Daily Mail", ai ka udhëtuar 24 orë duke kaluar rreth 15 mijë kilometra, vetëm që të gëzonte të nënën e cila as nuk e kishte idenë së asaj do t’i bashkëngjitej edhe i biri në këtë përvjetor.
Ai i hedh dorën në sup dhe pasi ajo kthehet për të parë ngelet e shtangur dhe më pas shpërten në lot duke thënë 'oh zot'.
Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin mallëngjyes, kur ajo e shikon të birin duke mos besuar që e ka afër.



