
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë fillimisht me alternime vranësirash më pas në orët e para të dites e në vazhdim pritet mbizotërim i motit të kthjellët.
Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në jug priten reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në orët e para të 24-orëshit.
Në orët e mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -2 deri 6°C
në zonat e ulëta 2 deri 12°C
në zonat bregdetare 5 deri 13°C



