Partia Demokratike do të bojkotojë punimet e seancës plenare për 10 ditët e ardhshme. Përjudhë kjo që korrespondon edhe me dënimin e dhënë ndaj ish-Kryeministrit Berisha për thirrjen e tij ndaj popullsisë për armatosje.
Në një prononcim për mediat, pas marrjes së vendimit, kryetari i PD, Lulzim Basha e cilësoi denimin e Berishës si një përpjekje e qeverisë për t’i dhënë gajret Shullazit.



