
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, e ka quajtur sulm ndaj serbëve protestën e djeshme në fshatin Pjetërq i Epërm të Klinës.
Ai ka kërkuar nga KFOR-i që të krijojnë një mjedis më të sigurt për serbët të jetojnë në Kosovë.
“Kërkojmë nga KFOR që të krijojnë një ambient të sigurt për serbët në Kosovë dhe Metohi, për shkak të dhunës së organizuar qartazi, sistematikisht dhe synim frikësimin dhe dëbimin e serbëve të mbetur në krahinën jugore”, ka thënë Gjuriç.



