Në fjalën e tij në seancën plenare të kësaj të enjteje Kryeminsitri Edi Rama ka theksuar se ekonomia shqiptare po bën progress. Ai pëmendi renditjen e Forumit Ekonomik Botëror që sipas kreut të qeverisë e vlerëson Shqipërinë me 13 vende më lartë. Kjo tha Rama është rezultat i reformave të ndërrmara nga mazhoranca. Kryeminsitri replikoi edhe me deputeten Jorida Tabaku e cila foli për një përkeqësim të situatës ekonomike në vendin tonë.
“Jemi larg së qënit në pikën kur mund ta konsiderojmë të kryer misionin tonë. Forumi ekonomik botëror e rendit shqipërinë 13 vende më lart. Arsyeja janë reformat që këmi bërë. Që kur dolëm për të marrë votën ju thamë sipërmarësve të mëdhenj që do paguani më shumë taksa. Dhe nuk presim që sipërmarësit e mëdhenj të thonë që me këtë qeveri taksat u ulën.
Pse flisni kot? Investimet e bëra nga programi ynë në Shkodër janë më shumë se në gjithë Shqipërinë. Kemi investuar ndërtimin e satdiumit, Teatrit Migjeni, Muzeun Marubi, janë para që i kanë vajtur Bashkisë Shkodër. Por Bashkia Shkodër nuk ka projekte serioze. Norma e papunësisë ka shënuar rënie të ndjeshme” u shpreh Kreu i qeverisë.



