Benjamin Netanyahu ka sulmuar koalicionin i cili u formua për të rrëzuar atë nga pushteti 12-vjeçar si kryeministër.
Netanyahu u bëri thirrje anëtarëve të krahut të djathtë të parlamentit për të bllokuar koalicionin për të marrë detyrën.
Tetë partitë e opozitës arritën një marrëveshje për të punuar së bashku për të formuar një qeveri të re mbrëmjen e të mërkurës.
Por koalicioni ende ka nevojë për një mbështetje parlamentare për të marrë detyrën.
Që nga momenti kur u formua koalicioni, Netanyahu u kërkoi anëtarëve të Knesset ta kundërshtojnë koalicionin me votat e tyre në parlament.
Në një postim në “Twitter”, ai kritikoi koalicionin duke e quajtur atë si “të majtë” dhe të “rrezikshëm”.
Ai më parë e ka quajtur qeverinë e re të propozuar "mashtrimin e shekullit", duke thënë se ajo rrezikon shtetin dhe popullin e Izraelit.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtva.al



