Në datën 14 dhjetor, Lëvizja e Legalitetit përkujton 100-vjetorin e themelimit dhe triumfit të mbretit Zog. Shpëtim Axhami, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, thotë se kjo datë shënon triumfin e legjitimitetit dhe hyrjen e vendit në një fazë stabiliteti.

Triumfi ka ndodhur më 24 dhjetor 2924. Është një ndër ngjarjet që vjen pas Konrgresit të Lushnjës, kohë kur qeverisjet ndryshonin shpesh. Triumfi i Legalitetit erdhi sepse në fundin e dhjetorit 1923 zgjedhjet i fitoi një koalicion i Ahmet Zogut, kryeministër në detyrë. Pasoi atentati politik ndaj Zogut dhe drejtimin e po të njëjtës qeveri e mori Iliaz Vrioni. Ardhja e qeverisë së Nolit më pas nuk u pa më syrin e duhur nga ndërkombëtarët, pasi u njoh nga Bashkimi Sovjetik. Perëndimi konsideroi se kjo nuk ishte qeverisja e duhur për një vend si Shqipëria. Triumfi i Legaliteti është në vetvete triumf i legjitimitetit. Filloi stabiliteti i vendit. Në këtë shekull nga ajo datë është njëra prej pesë ngjarjeve më të rëndësishme për kombin. Sot na duhet një triumf i dytë me një projeksion tjetër.

Axhami shtoi se ajo që në histori është servirur si arratisje e Zogut është në fakt një largim me vendim Parlamenti.

Po të shikosh që ditën e triumfit është bërë ndërhyrje nga Korça, nga Shkodra.. Personalitetet e kohës kanë qenë të dakordësuar për triumfin e Legalitetit. Historisë tani po i del pluhuri. Ahmet Zogu nuk është arratisur, është larguar si të gjithë mbretërit e Ballkanit dhe Europës, me vendim Parlamenti, më 11 prill. Të gjithë ata që organizuan rezistencën antifashiste, kryesor ka qenë Abaz Kupi. Por historinë e shkruan ai që fiton luftën.