Dorezat e veshura nga portieri argjentinas Emiliano “Dibu” Martinez në penalltinë ndaj Francës në finalen e Kupës së Botës të Katarit të vitit të kaluar u shitën në ankand për 45.000 dollarë.
Të ardhurat do të shkojnë në departamentin onkologjik të spitalit Garrahan, spitali kryesor i fëmijëve në Argjentinë.
Ankandi u zhvillua në internet të premten dhe Martinez mori pjesë përmes një lidhjeje video nga shtëpia e tij në Angli, ku dhe luan për Aston Villa.
Kur më dhanë mundësinë për të dhuruar dorezat e Kupës së Botës, nuk hezitova, është një kauzë e mirë.
Martinez nënshkroi pjesën e brendshme të dorezave kur njoftoi dhurimin në shkurt.
Finalet e Botërorit nuk luhen çdo ditë, dorezat janë të veçanta. Por është shumë më e dobishme për një fëmijë sesa për mua t’i var në një kornizë në shtëpinë time.



