
Një aksident me vdekje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në aksin Shkodër Koplik.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40, ku i riu E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur shtetasin këmbësor M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe.
Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



