I akuzuar për vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, i akuzuari për krimin do të mbetet përjetë pas hekurave.
Vendimi u dha ditën e sotme nga Gjykata e Lezhës, e cila e dënoi 42-vjeëarin Aleksandër Perdoda me burgim të përjetshëm.
Ndërkohë për Agron Lushin, i akuzuar për moskallëzim krimi, u dha pafajësi.
Avokatët e Përdodës e kundërshtuan vendimin, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë provë, në të cilën dokumentohet se Përdoda ka lidhje me vrasjen e dyfishtë.
Kujtojmë se ekzekutimi i dyfishtë ndodhi në prill të vitit 2020, në fshatin Lalm Lukaj, të Lezhës.
Krimi dyshohet se ndodhi për motive pronësie, lidhur me një tokë në një zonë pyjore.



