Foto /Vëllai i Kate Middleton, në dasmën e motrës tërheq vëmendjen e mediave

Foto /Vëllai i Kate Middleton, në dasmën e motrës tërheq vëmendjen e mediave

Pas martesës së të shtunës së kaluar, Pippa Middleton, motra e bashkëshortes së princit William të Anglisë, Kate Middleton, përfundoi në mediat e gjithë botës.

Vëmendja nuk u tërhoq dhe aq prej saj dhe të shoqit James Mattheës, por kryesisht prej familjes mbretërore, ku Kate ishte shoqëruesja e nuses.

Por janë të paktë ata që e njohin trashëgimtarin e tretë të familjes Middleton.

Quhet James William, ka lindur në vitin 1987, por ndonëse është vëllai i vogël Kate dhe Pippa ka preferuar të qëndrojë larg mediave.  James është një sipërmarrës i suksesshëm britanik, i cili ka studiuar në St Andreë’s School të Pangbourne dhe pas kësaj vijoi formimin ekonomik në Edinburgh University.

Në vitin 2013 themeloi Boomf, një kompani prodhuese karamelesh të personalizuara për ditëlindje dhe raste të tjera të veçanta, duke arritur të bashkëpunojë me marka të njohura si Jigsaë dhe Ralph Lauren.

Ai është i pasionuar pas rritjes së qenve dhe mban gjithmonë me vete qenushin e tij Ella.

James është i fejuar me Donna Air, një prezantuese angleze, e cila është shtatë vite më e madhe se ai dhe ka një vajzë 14 vjeçe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy