
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të protestojnë sërish para Bashkisë Tiranë ku do të kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e Erion Veliaj.
Gazetari Andon Kello thotë se për momentin, pranë bashkisë nuk ka prani të forcave të policisë, veç disa efektivëve që janë dislokuar pas institucionit.
Qytetarët kanë nisur të mblidhen, në këtë protestë të 37 të opozitës.
Nuk ka prani policie, pavarësisht se disa efektivë janë dislokuar në pjesën e pasmë. Qytetarët po mblidhen me ngadalë pranë bashkisë.
Është i njëjti skenar, pa dhunë dhe me deklarata por nuk pritet të zgjasë.



